Pendohet vrasësi i John Lennon: U tregova idiot
Pëlqej
Pavarësisht faktit se ka tentuar disa herë për të përfituar lirinë me kusht ndërsa vuan dënimin me burg përjetë, vrasësi i John Lennon është penduar. Mark David Chapman, 59 vjeç, ka thënë se është treguar idiot kur në 8 dhjetor të 1980 vrau ish këngëtarin e Beatles në New York, para hyrjes së Dakota Building, pallati ku jetonte bashkë me të shoqen Yoko Ono.

“Në atë kohë nuk mendoja për njeri tjetër përveçse për veten. Më vjen keq që shkaktova kaq shumë dhimbje. Më vjen keq që u tregova kaq idiot dhe zgjodha krenarinë e gabuar”, është shprehur ai para komisionit që duhet të vendoste për lirinë e tij me kusht, liri e cila u refuzua. /albeu.com/

Shtuar më 29/08/2014, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori