Shkelën ligjin pa iu dridhur qerpiku: Tre pikat e errëta të dokumentit për dëbimin e Harun Çelik

Policia shqiptare nuk ka marrë parasysh se po shkelte ligjet natën e 1 janarit 2020 teksa po hipte në makinë mësuesin turk Harun Çelik.

Atyre u mjaftonte të zbatonin urdhrin “nga lartë” dhe kjo punë të mbyllej duke lënë pas dokumente kontradiktore që mund t’i hapin mjaft probleme shtetit shqiptar në të ardhmen.

Abc Neës siguroi dokumentin e dëbimit të Harun Çelik, i cili ka mjaft shkelje ligjore dhe gabime logjike.

Kështu, në pikën e parë Drejtoria e Emigracionit shkruan se Harun Çelik ka zero ditë afat për t’u larguar nga Shqipëria. Por, në pikën e pestë shkruhet: Kundër këtij vendimi mund të bëhet apelim sipas parashikimeve të nenit 122 të ligjit nr. 108/2013 “Për të huajt”.

Pyetja që nuk dinë t’i japin përgjigje askush nga ata që kanë firmosur, përfshi edhe drejtoreshën e Kufirit dhe Emigracionit, Enkeleda Toska është: Si mund të anikojë dikush vendimin kur nuk ka afat ankikimi?

Në pikën e tretë, shkruhet se Harun Çelik duhet të dalë nga pika kufitare e Rinasit por nuk thuhet se ku do të shkojë. Pavarësisht se në dokument nuk përcaktohet se ku do të dëbohet Harun Çelik, ai u hip në avionin e “Air Albania” dhe u nis për në Turqi ku përndiqet për shkak se është mbështetës i Lëvizjes Gylen.

Dokumenti mban gjithashtu firmën e Harun Çelik. Nuk dihet se si e ka firmosur ai atë dokument ku i thuhet se do të dëbohet nga vendi ndërkohë që në mënyrë të vazhduar ka kërkuar azil, madje duke bërtitur edhe në makinën e policisë.

Dokumenti mban vulën emrin e drejtoresësh së Kufirit dhe Emigracionit Enkeleda Toska, e cila nuk ka marrë në konsideratë ligjet dhe të drejtat e njeriut, por urdhrin për dëbimin me hir apo pahir të Harun Çelik nga Shqipëria.


Shtuar 21.01.2020 11:46