Këngëtaret shqiptare nuk kopjojnë vetëm stilin e flokëve, por ama deri në detaje fokusohen edhe tek veshja. Pak ditë më parë, Elvana Gjata është kritikuar për flokët me gërsheta, pasi pretendohet se ajo ka
kopjuar Beyoncen.
Nga ana tjetër,
Nora Istrefi e ka
kopjuar deri në detaj divën e madhe, por në veshje.
Nora Istrefi është paraqitur në Videofest me një fustan me lule të bardha, të cilat fiksoheshin në një rrjetë. Me flokë të prerë dhe me onde, këngëtarja duket si një
kopje e këngëtares së famshme Beyonce, në evenimentin e Grammy Awards 2014. Fotot në fjalë tregojnë se sa identikë janë fustanet. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2014,
ora 17:56