Zgjedhjet lokale në Maqedoni: Prokuroria ka identifikuar parregullsi në të gjithë vendin

Deri në orën 19:00 të ditës së sotme, në Prokurorinë Publike kanë arritur disa denoncime për kryerje evetuale të veprave penale lidhur me zgjedhjet dhe votimin, pas së cilave ka vepruar Komisioni për monitorimin e parregullsive të mundshme zgjedhore.

Në Prokurorinë Publike të Koçanit është pranuar një denoncim dhe dy kallëzime penale. Denoncim ka paraqitur një parti politike, në lidhje me një person, i cili ka kryer transport të organizuar të votuesve në një qendër votimi.

Është raportuar edhe një tjetër person i cili me automjet kishte kryer transport të organizuar të votuesve në një vendvotim dhe kishte ndikuar tek votuesit se si të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Pas arritjes së veprës penale, në Prokurorinë Themelore Publike Koçan është hapur lëndë për veprën penale “Shkelja e lirisë së zgjedhjes së votuesve”.

Prokuroria Themelore Publike në Kavadar po vepron për një rast në një vendvotim në Demir Kapi. Atje është raportuar se një person kishte grisur fletëvotimin, për shkak të së cilës u ngrit lëndë për veprën penale “Shkatërrim i materialit zgjedhor”. Prokuroria nxori udhëzime për mbledhjen e provave dhe plotësimin e dokumentacionit.

Parregullësi në Prokurori kanë arritur edhe nga Struga, Gostivari, fshatin Terancë.

Gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve lokale, në Komision, në prokuroritë themelore publike dhe në adresën e postës elektronike të publikuar për denoncime të dyshimeve për parregullsi zgjedhore, kanë arritur një numër i madh i parashtresave dhe denoncimeve. Pas kontrolleve, deri më tani, vetëm një pjesë e vogël e rasteve të raportuara kanë gjetur elemente të kryerjes së veprave penale që lidhen me zgjedhjet dhe votimin. Prokuroria, thonë nga ky institucion, do të vazhdojë derisa rastet të sqarohen plotësisht dhe të merren vendimet përkatëse.