Pas 7 vitesh lidhje, Erisa Xhixho e LSI do martohet në 11 shtator
Pëlqej
Erisa Xhixho dhe Enea Nuredini, do ti japin fund beqarisë këtë muaj, për të lidhur martesë gjatë nje ceremonie romantike. Erisa po përjeton emocionet e ceremonisë së dasmës në 11 shtator. Një nga përfaqësueset dhe aktivistet më të njohura të LSI, do të lidhë martesë me të dashurin e saj prej shtatë vitesh në një ceremoni elegante që do të organizohet në kompleksin Lura (Gjiri i Lalzit).

Ceremonia e dasmës do të nisë në orën 18:30 të 11 shtatorit, me celebrimin zyrtar nga përfaqësues të Bashkisë dhe ngjitjen në altar, në prani të të afërmve. Më pas, të ftuarit do të zhvendosen për të festuar në koktejlin që do të mbahet në breg të detit dhe që do të zgjasë nga ora 19:00 deri në 22:30 të mbrëmjes.

Erisa dhe Enea kanë provuar dy vite fejesë dhe një vit e gjysmë lidhje ne distancë, pas zhvendosjes së Erisës në Londër, ku përfundoi studimet mastër. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori