Obama fans i Katy Parry-t
Pëlqej
Obama është një fans i madh i këngëtares Katy Parry, ndërsa kjo e fundit ka qënë e ftuara speciale në një mbrëmje të organizuar nga presidenti amerikan. Presidenti Barack Obama organizoi një darkë në Shtëpinë e Bardhë, në nder të 46 vjetorit të Olimpiadës Speciale, ku e ftuar ishte edhe këngëtarja Katy Parry.

Lidhur me turet e shumta të këngëtares dhe faktin që ajo është shumë e zënë kohët e fundit, Obama jo vetëm e ka vlerësuar, por ama e ka komplimentuar për prezencën.

Pavarësisht faktit se ishte e zënë, Obama i shprehu mirënjohje këngëtares që mundi të ishte e pranishme në atë darkë.

Obama e prezantoi si një nga të preferuarat e tij, duke shtuar se ajo është “thjesht e mrekullueshme”. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori