Tuna feston sot ditëlindjen e të dashurit të saj. Në këtë 28 vjetor, ajo i ka dedikuar atij një mesazh special në
rrjetet sociale, shoqëruar me një foto.
Cozman ditëlindjen po e
feston në mesin e turneut Fenix Tour 2.
Tuna me anë të një fotografie, ka shprehur gjithë dashurinë për të dashurin e saj.
“Urime ditëlindjen dashuria e jetës time, ushtari im i vërtetë, shoku im më i mirë, krahu im, shpirti im, partneri im në krime të suksesshme të kryera bashkë, bekimi më i madh i jetës time.
Mezi pres që të festojmë. Vazhdo të reflektosh energji pozitive”, ka shkruar
Tuna në profilin e saj në
rrjetet sociale. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014,
ora 11:30