Shpesh ata bënin publike në mediat rozë se në shumicën e kohës qëndronin të ndarë, për shkak të angazhimeve të shumta. Por
Rita Ora, nuk e priste që ndarja ti vinte me anë të një postimi në
Twitter.
Këtë gjë ajo nuk e ka pritur aspak mirë, ndërsa ishte
shokuar nga statusi i ish të dashurit në
Twitter. Ndonëse për të ishte personi i parë me të cilin kishte rënë në dashuri, kjo gjë merr një kthesë tjetër, pas këtij reagimi.
Për këtë arsye,
Rita Ora ka thënë se është
shokuar kur e ka marrë vesh se Calvin
Harris e kishte lajmëruar ndarjen nga këngëtarja në
Twitter. DJ skocez para disa ditësh kishte shkruar në
Twitter se ai i kishte dhënë fund lidhjes me këngëtaren 23 vjeçare.
Sipas tij, kjo ishte bërë në këtë mënyrë, për të mos krijuar keqkuptime nga njerëzit e tjerë. Gjithsesi,
Rita Ora e ka kaluar këtë ndarje shumë shpejt, pasi ajo ka qënë e angazhuar në shumë evente, ndërsa buzëqeshte pa masë. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2014,
ora 16:27