Rusia vazhdon agresionin ndaj Ukrainës: Çfarë po ndodh aktualisht në terren?

Situata është tepër konfuze dhe gjërat po ndodhin shumë shpejt, por albeu.com më poshtë do t’ju tregojë se çfarë po ndodh aktualisht në terren.

Forcat ruse kanë pushtuar Ukrainën nga drejtime të shumta, duke përfshirë nga rajonet separatiste në Donbas në lindje, Bjellorusia në veri dhe nga Krimea e pushtuar në jug.

Pjesa më e madhe e luftimeve duket të jetë e përqendruar rreth lindjes.

Banorët e Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, thonë se dritaret në blloqet e apartamenteve po dridheshin nga shpërthimet e vazhdueshme ndërsa ushtria ukrainase dhe forcat ruse shkëmbenin zjarr me predha.

Por përleshjet kanë ndodhur gjithashtu rreth kryeqytetit Kiev në veri dhe qyteteve portuale të Detit të Zi, Odesa dhe Mariupol në jug.

Sulmet ajrore nga Rusia janë kryer në bazat dhe aeroportet ushtarake të Ukrainës, me luftime të ashpra të raportuara rreth një aeroporti kyç pranë Kievit.

Ushtria ukrainase pretendon se ka rrëzuar të paktën gjashtë avionë rusë, ndërsa Rusia pretendon se ka shkatërruar më shumë se 70 objektiva ushtarakë në Ukrainë.

Shumë ukrainas po kërkojnë strehim ose po përpiqen të largohen nga qytetet më të mëdha anembanë vendit, duke përfshirë mijëra të parë duke ikur nga Kievi./albeu.com


Shtuar 24.02.2022 16:26