Tifozët e Milanit ia bëjnë të qartë Donnarummas: Ju kurrë nuk do të jeni i mirëpritur këtu

Nesër përballen Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Spanjës.

Kjo përballje e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve do të zhvillohet në stadimin “San Siro”.

Do të jetë një rikthim në Itali për portierin Gianlugi Donnarumma pasi u largua gjatë verës në drejtim të PSG.

Para ndeshjes Donnarumma u bëri thirrje publike tifozëve që të mos e tallnin kur të kthehej në “San Siro”.

Fansat e ‘Rossonerëve’ nuk e kanë pritur aspak mirë largimin e tij, dhe duket se ende nuk e kanë harruar këtë ngjarje.

Një flamur u shfaq mbi një urë këtë mbrëmje, i nënshkruar nga ultras të Milanos, duke paralajmëruar se nuk ka asnjë shans për një pajtim.

“Donnarumma, copë ****”, lexohej në pankartë. “Ju kurrë nuk do të jeni të mirëpritur në Milano përsëri.”

Portieri pritet që të fishkëllehet gjatë tërë duelit nesër nga tifozët e Milanit që do të jenë prezent në stadium.


Shtuar 5.10.2021 21:18