Mision i kryer me sukses nga Luana, dhuron 91 dollarë për ‘ALS’ (FOTO LAJM)

Pëlqej
Prezantuesja Luana Vjollca, ka çuar me sukses deri në fund nismën e ‘Ice Bucket Challange’.

Pasi është lagur me kovën me akull dhe ujë të ftohtë, ka dhënë edhe kontributin e saj në vlerë monetare prej 91 dollarësh për këtë nismë.

Ajo këtë gjë e ka bërë me dije me anë të postimit të dy video-ve në Instagram, duke lënë edhe një mesazh të shkurtër.

"#ALSiceBucketChallange kjo ishte një nismë që unë deshirova ta çoj deri në fund me kontributin tim.

Po e postoj që sadopak të gjithe të sensibilizohemi dhe pse jo nisur nga kjo, të bejmë dhe më shumë për vendin ku jetojme e për njerëzit tanë!". /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori