Martohen Pitt dhe Jolie
Pëlqej
Pak kohë më parë u përhapën zërat se Brad Pitt qëndronte me Angeline Jolie vetëm për hir të fëmijëve dhe se ai po mendonte për ish të dashurën e tij. Tashmë çdo thashethem është hedhur poshtë, pasi ata të dy janë martuar.

Pavarësisht faktit se çdo gjë është mbajtur e fshehtë, ceremonia është kryer pak ditë më parë. Mësohet se Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë martuar në një ceremoni private në Francë, me pjesëmarrjen e miqve dhe familjes.

Martesa është bërë në datën 23 gusht, në vilën Miraval në Provence. Jolie dhe Pitt janë takuar gjatë xhirimit të filmit “Mr and Mrs. Smith” në vitin 2005, dhe prej asaj kohe kanë qenë bashkë. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori