Dhunoi policin në krye të detyrës, bie në pranga “trimi” në Fier

Policia ka vënë në pranga një qytetar në Fier pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një efektivi të policisë.

Në pranga është vënë 29 vjeçari Justi Maka, banues në fshatin Mërtish të Divjakës.

Nuk dihet ende shkaqet e këtij agresioni ndaj punonjësit të Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.

Nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi J. M., 29 vjeç, banues në Mërtish, Divjakë, pasi në lagjen “Kastrioti” Fier ka kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike, punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

 


Shtuar 18.10.2021 11:58