Kunata rreh Jay-Z, shikoni videon
Për shkaqe ende të panjohura, reperi Jay-Z është rrahur mjaft keq nga kunata. E gjithë skena, për ironi të fatit ka ndodhur gjatë një mbrëmje gala të hënën e kaluar në New York, ku Jay Z është sulmuar nga Solange, e cila është e motra e gruas së tij.

27-vjeçarja Solange është filmuar duke goditur 44-vjeçarin Jay Z. Videoja është transmetuar nga TMZ, ndërsa e gjithë skena zhvillohet në një ashensor.

Duke i'u referuar mediave botërore, Beyonce është përpjekur ta kalojë situatën me qetësi, duke mos bërë asnjë veprim për të ndaluar sulmin e motrës. Dhe në fund, pasi truproja nuk arriti të shuante këtë situatë kaotike, Beyonce dhe motra e saj hipën në një automjet, ndërsa Jay-Z në një tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2014, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori