Murosi gruan e tij, shqiptari e rreh “për vdekje” rumunin në qelinë e burgut grek

Një shqiptar ka rrahur duke e bërë për spital një rumun në burgun grek të Nafplions.

Sipas informacioneve, shtetasi rumun ishte prangosur pasi murosi gruan e tij në Kyparissa.

Pas sulmit në spital, rumunit i ndryshuan qeli dhe pas vizitës mjekësore, doli që nuk kishte probleme serioze për shëndetin.

Kujtojmë se historia tragjike mes Rumunit dhe gruas së tij, filloi vite më parë, pasi viktima, e quajtur Monika Gius , ishte abuzuar disa herë nga burri i saj.

Gjurmët e gruas ishin humbur që në shkurt ku në gusht të këtij viti u zbulua nga fqinjët se ajo ishte murosur në oborrin e një shteëpie të vjetër./albeu.com