Kim Kardashian nostalgjike, sërish shoqe me Paris Hilton? (FOTO LAJM)

Pëlqej
Marrëdhënia e tyre nuk ka qënë fort e mirë vitet e fundit, ndërsa fama i ka shtyrë drejt një konkurence të fortë. I referohemi Kim Kardashian dhe Paris Hilton, të cilat kanë kujtuar vitet kur miqësia e tyre ishte e fortë.

Kim ka postuar në Instagram disa foto, ndërsa ishte e ftuar në 40-vjetorin e lindjes së mikut të saj Riccardo Tisci’s në Ibiza, të premten mbrëma.

Midis tyre ishte dhe një foto ku ajo kishte dalë me Paris Hilton, ndërsa ishin duke qeshur së bashku. Bashkangjitur fotos Kim kishte shkruar: “Rimishërim i kohës kur kemi qenë bashkë për herë të parë në Ibiza në 2006!”.

Kim është kthyer pas në kohë, duke rikujtuar miqësinë e ngushtë me Paris, pasi ato kanë qenë mikesha që në fëmijëri. Kim ka punuar për Paris dhe si asistentja e saj personale. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori