"Kënga Magjike", ndonjë surprizë nga Armina dhe Arditi? (FOTO LAJM)

Pëlqej
Armina Mevlani ka kaluar një mbrëmje në familjen e Ardit Gjebresë. Këtë fakt ajo e ka bërë me dije me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”. Armina ka postuar një foto teksa pozonte krah Ardit Gjebresë, nga ku bënte të ditur se kishte marrë mjaft kënaqësi nga bisedat mes tij dhe Anilës.

"Një mbrëmje e këndshme pranë familjes "Gjebrea". Kënaqësi nga bisedat e Arditit dhe Anilës, por edhe nga përqafimet e Anës së vogël", shkruan Armina.

Kjo fotofakt ka ngjallur kureshtjen dhe të miqve të saj, ndërsa e kanë pyetur nëse ka ndonjë surprizë për "Kënga Magjike". /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori