Katy Perry, kapriçoze përpara koncertit
Përpara se Katy Perry të japë një koncert, ka një listë me kërkesa të cilat duhet të plotësohen deri në detaj. Ndër to nuk mungojnë frutat e freskëta, dhoma e arreduar sipas dëshirës së saj, sikurse edhe autografet të cilat janë të ndaluara në mënyrë kategorike.

Këngëtarja duket se është tejet nervoze, para dhënies së një shfaqje. Gazeta “Daily Star” ka parashtruar një listë të dëshirave të saj, gjatë turit “Prismatic Tour”.

Është e ndaluar dhënia e autografeve dhe askush nuk duhet t’i flasë Katy Perryt përpara nisjes së koncertit. “Është çmenduri, nuk presim kaq shumë kërkesa”, thotë një burim për “Daily Star”.

Gjithmonë punësohet një dizajner për ta arreduar siç e dëshiron artistja dhomën ku ajo qëndron. Nuk mungon një karrige e personalizuar me emrin e saj, llambat franceze dhe shumë detaje të tjera. Kjo është Katy Perry, e cila dallohet për zërin e saj brilant. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2014, ora 17:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori