Katie Holmes lë shtëpinë në New York
Pëlqej
Katie Holmes dhe vajza e saj Suri Cruise, janë transferuar nga New York në Los Angeles. Nënë e bijë kanë braktisur apartamentin në qendër të Manhattanit, për tu transferuar në një vilë të bukur në Thousand Oaks mes Los Angelesit dhe San Diegos.

Ky ndryshim vjen pasi aktorja do të kthehet në shesh-xhirim. Ajo do të rifillojë karrierën e saj në Hollywood, nga e cila ka një ndërprerje prej kohësh. Mësohet se Kate do të ketë si fqinj në shtëpinë e saj të re ish bashkëshortin, Tom Cruise. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori