Kapet me drogë djali i Jackie Chan
Pëlqej
Djali i Jackie Chan është vënë në pranga, pasi akuzohet për përdorimin e lëndëve narkotike. Dyshohet se ai i shpërndante edhe personave të tjerë droge, sikundër një sasi i është gjetur dhe në banesën e tij.

Jaycee Chan, 32 vjeç, u ndalua bashkë me aktorin tajvanez Kai Ko dhe disa persona të tjerë. Ata rezultuan pozitivë, pasi në kampionet e urinës i'u gjetën gjurmë marijuane. Policia gjeti edhe 100 gram drogë, pas një kontrolli në apartamentin e Chan. Sipas “China Daily”, ai akuzohet edhe për ofrimin e lëndëve narkotike personave të tjerë dhe mund të dënohet me tre vite burg, në bazë të ligjit kinez. /albeu.com/

Shtuar më 19/08/2014, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori