Jolie e Pitt larg teknologjisë, dërgojnë letra romantike kur janë larg
Jolie dhe Pitt, gjatë kohës që kanë qëndruar larg ndërsa ishin të angazhuar me projektet më të reja, kanë thënë se i kanë dërguar letra njëri-tjetrit.

Ndonëse mund të duket e çuditshme, për çiftin ka qënë më romantike që ata ti dërgonin letra njëri-tjetrit dhe ti qëndrojnë larg mjeteve teknologjike.

Çifti i famshëm i Hollywood-it, Angelina Jolie e Brad Pitt kanë jetuar disa javë larg njeri-tjetrit, për shkak të punës. Aktorja ka qenë në Australi për xhirimiet e filmit të ri, “Unbroken”, ndërsa Pitt në anën tjetër të botës për xhirimet e filmit “Fury”. “Kemi shkruar letra dashurie plot pasion, ishte mjaft romantike”, është shprehur Jolie. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori