Janet Jackson, së shpejti me album të ri
Pëlqej
Gjatë këtij viti, Janet Jackson pritet të lançojë një album të ri. Ajo aktualisht është duke punuar në një projekt të ri dhe thuhet se do t’ia kushtojë atë vëllait të ndjerë, Michael, ku planifikon te përfshijë edhe një këngë për të.

“Labeli është duke e shtyrë Janes dhe e ka shndërruar atë në prioritetin e vitit, që do të thotë se është një projekt me buxhet të madh. Është albumi i parë që ajo e lançon që nga vdekja e Michael në vitin 2009, ndaj ajo ndjen se mund të përfshijë një këngë për të. Nëse albumi shitet mirë, ajo do të synojë të bëjë një turne botëror në vitin 2015”, ka thënë një burim pranë këngëtares. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 13:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori