Ja pse cilësohet si modelja më e paguar në botë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Gisele Bundchen është cilësuar si modelja më e paguar në botë, me 47 milionë dollarë në vit. Bukuroshja braziliane është kurorëzuar nga revista “Forbes”, ku në klasifikimin vjetor të modeleve më të paguara, ajo ruan titullin tashmë prej 8 vitesh.

Medalja e argjendtë i shkon modeles së “Victoria’s Secret”, Doutzen Kroes me 8 milionë dollarë të fituara. Bjondja gjermane sapo është bërë nënë për herë të dytë dhe ka marrë një pushim të shkurtër në karrierën e saj.

Adriana Lima është pjesë e renditjes, po me 8 milionë dollarë të ardhura vjetore. Më pas renditen Kate Moss me 7 milionë, Kate Upton, Miranda Kerr, etj. /albeu.com/

Shtuar më 19/08/2014, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori