Nga padituria apo shpejtësia! Gafat e Ardi Veliut në letrën e dorëheqjes do t’ju habisin (FOTO LAJM)

Ditën e sotme u shpërnda me shpejtësi lajmi që Kryeministri Rama ka shkarkuar nga detyra, Drejtorin e Përgjitshëm Ardi Veliu.

Pavarësisht se këtë lajm, e mohoi vetë Kryeministria nëpërmjet Endri Fugës, vetëm pak orë më vonë, kryeministri Rama bëri me dije lajmin se “Veliu është dorëhequr”.

Bashkë me këtë lajm, kryeministri zbuloi edhe letrën e dorëheqjes duke deklaruar se Veliu ishte larguar me dëshirë nga posti që mbante.

Ajo që bie në sy, më shumë se edhe vetë motivi i largimit janë gabimet e shumta drejtëshkrimore të bëra nga një drejtues i lartë si Ardi Veliu. Si duket, ish-drejtori i Policisë së Shtetit nuk e vë në përdorim shkronjën “ë”.

Kjo letër doreheqje e cila lë shumë për të dëshiruar për shkrimin e saj zbulon se arsyeja pse Veliu ka dhënë doreheqjen është se ka nevojë për të kaluar më shumë kohë me familjen dhe fëmijët.

Rikujtojmë se kjo dorëheqje vjen një ditë më pas atentatit me armë zjarri, ku vdiqën dy persona me precedentë penale në Elbasan.  /albeu.com/

 

 

 

 

 


Shtuar 5.10.2021 18:43