I fejuari i Elisabetta Canalis, i kërkon dorën të atit
Pëlqej
I fejuari i Elisabetta Canalis, i ka bërë një propozim tejet interesant, ndërsa ka shkuar tek i ati i saj dhe i ka kërkuar dorën e së bijës.

Përgjigjja e saj ka qënë 'Po', ndërsa ajo do të martohet pak ditë pas dasmës të ish-it të saj George Clooney. Ka qënë vetë showgirl-ja italiane Elisabetta Canalis, e cila ka zbuluar se i fejuari i saj, kirurgu Brian Perri, i ka kërkuar “dorën” babait të saj.

Në një intervistë për revistën “Chi”, Canalis ka rrëfyer mënyrën e veçantë të propozimit për martesë. “I kërkova leje babait tënd për t’u martuar dhe tani po të pyes ty nëse pranon të martohesh me mua”, ka qenë propozimi i Brian Perri për Elisabetta Canalis. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 12:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori