Hiri i Williams hidhet në det
Pëlqej
Faqja e internetit “Radaronline” ka bërë me dije se trupi i Robin Williams është djegur dhe hiri i tij është hedhur në gjirin e San Franciskos.

Kjo faqe ka siguruar një kopje të çertifikatës së vdekjesaktorit, në të cilën shkruhej se hiri është shpërndarë në det një ditë pasi ai ndërroi jetë.

Në çertifikatën e lëshuar nga Contea del Marin, në Kaliforni, thuhet se shkaqet e vdekjesaktorit janë “objekte nën hetim”, ndërsa shtohet se trupi është djegur në përputhje me ligjin dhe vullnetin e familjes. /albeu.com/

Shtuar më 22/08/2014, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori