Harry Styles i propozon për martesë fanses gjatë koncertit
Pëlqej
Harry Styles i ka kërkuar një fanseje të tij që të martohet me të. Anëtari i “One Direction” ka bërë shakanë e radhës, teksa ka propozuar një vajzë, e cila ishte veshur si nuse në koncertin e grupit në Philadelphia gjatë të mërkurës. Ndërsa djemtë e tjerë falenderonin publikun, Harry kishte thënë: “Dëgjova se ka një vajzë këtu me fustan nuseje... a ka një vajzë këtu me fustan nuseje?

Tashmë ndjehem keq ta lejoj këtë të shkojë kot, prandaj, si është emri jot? Preeya? Preeya... do të martohesh me mua?”,i ka thënë Harry vajzës në publik./albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori