Harron Gwyneth Paltrow, Chris Martin lidhet me Jennifer Lawrence
Pëlqej
Pas ndarjes me Gwyneth Paltrow rreth 4 muaj më parë, Chris Martin ka rigjetur dashurinë, ndërsa raportohet se është në lidhje me një tjetër aktore të bukur. Lideri i grupit “Coldplay”, Chris Martin, raportohet se është në lidhje me njërën prej aktoreve më të mira dhe më seksi në botë, Jennifer Lawrence.

Sipas mediave amerikane, ata janë duke dalë së bashku që prej fundit të muajit qershor. Romanca mes tyre është konfirmuar edhe nga portali i showbizit “E!News”, ndërsa ish-gruaja e Chris, Gwyneth Paltrow, thuhet se është në një lidhje me Brad Falchuk. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori