Gjebrea i përgjigjet sfidës teksa ndodhet jashtë vendit
Pëlqej
Prezantuesi Ardit Gjebrea ka pranuar sfidën me ujë me akull. Si rrjedhojë, ai është bërë kështu pjesë e nismës për të ndihmuar çdo person që vuan nga çrregullimi i njohur si ALS. "E pranoj sfidën e #alsicebucketchallenge nga #MonikaKryemadhi @ledrivula @skelaervin.. por duke qënë jashtë vendit, në pamundësi kushtesh për hedhje ujë me akull, mendova të respektoj menjëherë sfidën më kryesore - Donacioni.

Tashmë meqë duhet të therras të bashkohen në kauzë 3 kontribues bujarë, ftoj: #AnnaOxa #BamirTopi #AferditaSaraciniKelmendi", ka shkruar ai në Instagram. Së fundmi janë lagur me ujë Bleona Qereti, Ermal Mamaqi, Afërdita Dreshaj, duke i'u bashkuar kështu nismës bamirëse ALS Ice Bucket Challenge. /albeu.com/

Shtuar më 22/08/2014, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori