Garë mes VIP-ash, Bledi Strakosha ‘zihet’ në Instagram me Albana Osmanin
Pëlqej
Moderatori i njohur Bledi Strakosha, ka kritikuar Albana Osmanin, në lidhje me kovën me akull. Pasi prezantuesja ka postuar në Instagramin e saj videon ku tregonte se ajo po kryente misionin me sukses, jo pak reagime kanë ardhur nga ndjekësit, por edhe nga Strakosha. Menjëherë pasi Albana Osmani publikoi videon e ‘Ice Bucket Challange’, Bledi Strakosha kritikoi Albanën duke i thënë se ‘kovën e ke mbushur me ujë të ngrohtë, i ke hedhur pak akull dhe bën sikur ke ftohtë’.

Dhe Albana i kundërpërgjigjet Bledit: ‘Jam kundër metodave korruptive dhe uji ishte akull i ftohtë’, mbyll bisedën me një përgjigje tjetër: ‘Fondet i dhurojme kur rasti të na vije. Jam e bindur dhe unë dhe ti!". Më pas, një nga ndjekësit shkruan se nga vipat shqiptarë po merret si një lojë.

Më pas ajo shkruan: "Te jemë e sinqertë, lexova për këtë gjë, se nuk kisha absolutisht informacion çfarë ishte ALS, as donacionet që do hidheshin, as mesazhi, as asgjë. Të parën që pashe ishe @giseleofficial dhe thashë çfarë është kjo gje. Me pas si të gjithë. Unë bëra timen. Nese i ka vlejt dikujt, qoftë e bekuar dita". /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori