Fund drogës dhe alkoolit, Zac Efron kërkon të ndryshojë
Aktori Zac Efron i cili është në kërkim të një dashurie të sinqertë është shprehur se rehabilitimi i ka mësuar shumë gjëra.

Për shkak të abuzimit me drogën dhe alkoolin, 26-vjeçari ka kërkuar ndihmë profesionale.

Lidhur me këtë fakt, ai ka nënvizuar se rehabilitimi e ka vënë në rrugë të drejtë për të ardhmen.

“Tashmë jam shumë i lumtur dhe mendoj se jam në gjendje të shkëlqyer. Ishte një vit interesant dhe mësova shumë gjëra, por më e mira ishte se isha në gjendje të reflektoja për përvojat e mia dhe për ato që di për veten dhe se çfarë njeriu dua të jem”, ka thënë ai. /albeu.com/


Shtuar më 04/06/2014, ora 15:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori