Francois Hollande tashmë 60 vjeç
Pëlqej
Sot, presidenti francez Francois Hollande feston 60-vjetorin. Me anë të një komunikate, selia presidenciale njofton se shefi i Elizesë do të festojë në një lokalitet në jug të vendit, ku është duke kaluar pushimet.

Festa në fjalë është mbajtur në sekret të plotë, ndërsa duket se nuk do të jenë të pranishëm ministra apo personalitete të politikës.

Hollande ka zgjedhur të bëjë një festë private në familje me fëmijët e tij Thomas, Clemence, Julien dhe Flora, thuhet më tej në komunikatë. Ai do t’i rikthehet detyrës, pas pushimeve të premten në 15 gusht. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori