Tashmë është bërë me dije prej kohësh se një projekt i ri do ta kthejë në Tiranë për një kohë relativisht të gjatë këngëtaren
Elsa Lila.
Ajo do të braktisë Italinë së bashku me vajzën e saj, për t'iu rikthyer një misioni, të cilën duket se ajo e ka me shumë pasion.
Elsa Lila do të rikthehet në kryeqytet si trajnere në “The
Voice of
Albania” në Top Channel. Këngëtarja është rrëfyer se është e lumtur që këto tre muaj dimri do t’i kaloj pranë artistëve të rinj.
Pranë saj do të jetë edhe e bija, Evita, të cilën do ta regjistrojë në një kopesht në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2014,
ora 11:41