E tradhëton i dashuri, Britney Spears sërish vetëm
Pëlqej
Këngëtarja Britney Spears është ndarë nga i dashuri, ndërsa ka zbuluar tradhëtinë e tij. Teksa dukej se jeta e saj po përmirësohej, çdo gjë përmbyset. Pak kohë më parë, ajo ka qënë në fokus për shkak të gjëndjes së rëndë në të cilën ndodhej, duke humbur shkëlqimin e saj.

Situata rëndohet edhe më shumë teksa ajo ka lënë të dashurin e saj David Lucado, pasi ka zbuluar se ai e ka tradhëtuar. Sipas TMZ, 32 vjeçarja ka mësuar mbi ekzistensën e një videoje ku tregonte Lucadon teksa puthte një femër dhe kërcente me të.

Të njëjtat burime shtojnë se videoja është bërë nga fillimi i muajit gusht. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori