E fejuara e Berlusconit: Pa të nuk ri dot larg
Pëlqej
Një deklaratë tejet interesante ka ardhur nga e fejuara e Berlusconit, e cila ka bërë me dije se ata janë të marrosur pas njëri-tjetrit. Në të njëjtën kohë, ajo ka bërë me dije se ata respektojnë hapsirat e vendosur mes tyre. E fejuara e ish-kryeministrit italian, Francesca Pascale, ka pushuar për pak ditë me miqtë e saj në vilën “Certosa” në Sardenjë, por pa Silvion në krah.

Në një intervistë për revistën “Who”, Pascale ka thënë: “Tre vitet e fundit i kemi kaluar gjithmonë pushimet bashkë, pa u ndarë asnjëherë dhe kam 9 vjet që jetoj për të, por kjo nuk do të thotë se herë pas herë ne nuk duhet të kemi hapësirat tona”.

Francesca është shprehur se Silvio nuk kishte vajtur me të tek vila Certosa, për shkak të ngjarjeve të fundit.

"Pa Silvion nuk mund të qendrojë gjatë, prandaj dhe pushimet i kam shumë të shkurtra, sepse urtësia e tij, butësia dhe optimizmi i tij, ma bëjnë të vështirë qëndrimin larg”, ka thënë ajo më tej. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori