Djali i kapet me drogë, Jackie Chan: Më është thyer zemra
Pëlqej
Djali i Jackie Chan-it, Jaycee Chan, i cili u arrestua për përdorim droge, e ka shokuar babanë e tij. Ylli i filmave aksion Jackie Chan, ka shkruar në profilin e tij rreth gabimit të djalit të tij: “Për sa i përket çështjes së djalit tim Jaycee-t, unë ndihem i inatosur dhe shumë i shokuar.

Si një figurë publike, jam i turpëruar. Si baba, më është thyer zemra.” “Dua ti them Jaycee-t që duhet të pranosh pasojat kur bën gabime.

Si baba, unë do jem me ty për ta përballuar gjithë këtë. Dhe unë mbaj përgjegjësi për këtë veprim, pasi si babai i tij, unë nuk e kam edukuar mirë”, ka deklaruar aktori i mirënjohur. /albeu.com/

Shtuar më 21/08/2014, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori