Gruaja e Bashës feston ditëlindjen, zgjohet mes trëndafilave (FOTO LAJM)

Aurela Basha, bashkëshortja e liderit të opozitës Lulzim Basha feston sot ditëlindjen dhe për këtë vetë ajo ka bërë një postim në Instagram duke shënuar datën 4 tetor mbi nje tuf të madhe me trëndafila.

Lulzim Basha dhe gruaja e tij Aurela u njohën në shkollën e mesme “Sami Frashri” dhe u martuan në Tiranë më 8 maj të vitit 2004.
Ata kanë qenë bashkë në shkollë dhe, siç ka rrëfyer vetë Basha, ndjenja për njëri-tjetrin ka lindur pas përfundimit të shkollës.
Basha dhe bashkëshortja e tij kanë dy vajza së bashku.

Aurela është diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Un iversitetin e Utrechtit në Holandë, në të njëjtin universitet që ka studiuar edhe Basha, dhe u specializua për Menaxhim Biznesi në Universitetin e Amsterdamit.


Shtuar 4.10.2021 14:33