Del nudo në kopertinën e “Who Magazine”, sfidë për Pink
Prej 3 vitesh që është bërë nënë, Pink ka shtuar 4 kilogramë, por kjo gjë nuk përbën problem për këngëtaren, e cila ndjehet mjaft mirë. Ndonëse me forma më të plota, ajo dukej shkëlqyer teksa ka pozuar nudo për kopertinën e “Who Magazine”.

E pyetur për linjat e saj, ajo është shprehur: “Kam shtuar 4 kilogramë, por jam shumë e qetë me fizikun tim. Nuk jam ndjerë kurrë më në formë. Jam e lumtur”. Kur ishte fëmijë, Pink ka qenë gjimnaste dhe ka mësuar të respektojë dhe të dojë trupin e saj. /albeu.com/

Shtuar më 12/06/2014, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori