Do të ishte “rrezik për çiftet”, Miss Universe Kosova pjesë e “Big Brother VIP”? (FOTO LAJM)

Nëse kjo do të rezultonte e vërtetë, me siguri shumë ujra do të trazohen në “Big Brother VIP” ku kanë filluar të krijohen dhe simpatitë e para të cilat jashtë po quhen çifte dhe xhelozit shprehen hapur.

Miss Universe Kosova 2020, Blerta Veselit i është bërë ftesa për të qenë banore në “BB VIP”, sipar Prive.

Mirëpo pavarësisht dëshirës për t’u bërë pjesë, Blerta e kishte të pamundur të ishte në “Big Brother VIP” për shkak të angazhimeve me punën e saj.

Momentalisht, ajo po qëndron në Shtetet e Bashkuara pasi ka nënshkruar një kontratë pune në Miami./albeu.com/