Cruz dhe Bardem me fëmijët në park
Pëlqej
Penelope Cruz dhe Javier Bardem, pavarësisht angazhimeve të fundit me projektet më të reja janë shumë të lidhur me fëmijët. Çifti mundohet që të qëndrojë së bashku, edhe kur i duhet të ndryshojnë destinacion për ndonjë projekt të ri filmik.

Penelope Cruz mbërriti në Cape Town në Afrikën e Jugut së bashku me vajzën e vogël Luna dhe djalin Leo. Bardem ndodhet në Cape Town për xhirimet e filmit të tij më të fundit “The Last Face”, ku luan përkrah Charlize Theron.

Aktorja Penelope Cruz mbërriti në Afrikën e Jugut, për të vizituar bashkëshortin Bardem dhe për të shpenzuar kohë me familjen duke shëtitur në park. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori