'Çmendet' Beyonce dhe Jay-Z, ja sa paguan për suitën presidenciale (FOTO LAJM)

Pëlqej
Çdo ditë e më shumë, Beyonce së bashku me Jay-Z po dëshmojnë se janë një familje e lumtur dhe se nuk bëhet fjalë për një ndarje të çiftit. Ndonëse mediat rozë flasin për një ndarje, këngëtarja nga ana tjetër poston foto në Instagram, teksa ndodhet pranë familjes së saj, duke kaluar pushimet së bashku.

Pavarësisht këtij fakti, ata janë aktualisht çifti më i pasur dhe më i komentuar në botën e show-bizit. Një javë më parë, ata u fotografuan teksa dilnin nga një restorant në San Francisco, ku kishin drekuar bashkë me vajzën e tyre Blue Ivy. Ata drekuan si një familje e lumtur, ndërsa pak më vonë u panë në dalje të hotelit, St.Regis hotel, ku kaluan natën në suitën presidenciale. Vetëm për një natë ata paguan 22 mijë euro. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori