Brus Willis apel vajzës: Do ndërpriten të ardhurat po nuk le drogën
Pëlqej
Brus Willis dhe Demi Moore, kohët e fundit kanë qënë shumë të shqetësuar shumë për shëndetin e vajzës së tyre 20 vjeçare, pasi ajo ka krijuar varësi nga droga dhe alkooli. Të ndodhur në këto kushte, ata i kanë dhënë një ultimatum që nëqoftëse nuk shtrohet në një qëndër rehabilitimi, të ardhurat e saj do të ndërpriten.

Revista ‘People’ shkruan se dy aktorët e njohur të Hollivudit i ka dhënë ultimatum të bijës, që ajo të marrë menjëherë mjekimet e nevojshme.

Sipas mediave të huaja, vajza duket se vuan nga një sëmundje BDD, sindromi i deformimit të fytyrës për shkak të përdorimit të tepruar të substancave narkotike. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori