Nëna e Mbappe i befason të gjithë: Rinovimi me PSG po shkon mirë

Duket se Kylian Mbappe nuk ia ka mbyllur derën përfundimisht PSG-së për të vazhduar edhe pas këtij sezoni.

Nëna e tij, Fayza Lamari, ka pranuar se diskutimet janë duke vazhduar me klubin francez për një zgjatje të kontratës.

Mbappe mbeti shumë i zhgënjyer që lëvizja drejt Real Madridit nuk u bë në verë, megjithëse ai ende mund të nënshkruajë një marrëveshje me Los Blancos në janar.

“Ne po flasim me PSG-në për momentin dhe gjithçka po shkon mirë”.

“Fola me Leonardo mbrëmë, një gjë është e qartë dhe se Kylian do të japë gjithçka deri në fund për të fituar Ligën e Kampionëve”.

“Kylian duhet të jetë i lumtur. Nëse është i trishtuar, atëherë ai është i aftë t’ju tregojë, dhe shpesh na thotë”.

“Te Kylian gjithçka mund të ndryshojë nga një ditë në tjetrën”, deklaroi Lamari për Le Parisien.


Shtuar 6.10.2021 21:37