Beyonce: Falë Michael Jackson, kam arritur majat
Diva botërore Beyonce, ka zbuluar se falë Michael Jackson, ka arritur të prekë majat. Këngëtarja ka shkruar një mesazh nderimi për Michael Jackson, duke falenderuar atë për nivelin e artistes që është sot.

Në pesëvjetorin e vdekjes së mbretit të Pop muzikës, krijuesja e hitit “Drunk in Love”, ka publikuar një letër prekëse në uebfaqen e saj.

“Kur isha në fillim të karrierës sime, producenti im i parë kërkoi nga unë të dëgjoja performancat e Michael Jackson.

Ai më detyronte të shikoja këto video me orë të tëra. Ajo që ai kërkonte nga unë të mësoja prej Jackson, ishte shpirti i tij. Çdo emocion që ai transmetonte tek unë, ishte një emocion prej një personi shumë të rritur e të pjekur, edhe pse unë isha e re.

Ai ishte vetë dhuratë nga Zoti”, ka deklaruar Beyonce. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2014, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori