“Sindroma Havana” prek dhe ambasadorët amerikanë në Kolumbi

Zyrtarët amerikanë po hetojnë rastet e mundshme të sëmundjes së njohur si “sindroma Havana” në Kolumbi, disa ditë para vizitës së Sekretarit të Shtetit.

Stafi i ambasadës amerikane në Bogota mund të jenë të prekur nga sëmundja misterioze, e cila shkakton një tingull të dhimbshëm në vesh, lodhje dhe marramendje.

Kjo sëmundje është raportuar për herë të parë në Kubë, në vitin 2016, dhe tashmë diplomatët amerikanë në të gjithë botën kanë raportuar raste të sindromës.

Origjina e kësaj sëmundjeje është e panjohur, por disa që spekulojnë se është një lloj arme.

Të martën, “Ëall Street Journal” raportoi së pari se emailet e dërguara nga ambasadori amerikan në Kolumbi Philip Goldberg konfirmuan një numër “incidentesh të pashpjegueshme shëndetësore” ose UHI, termi i përdorur për sindromën Havana nga qeveria amerikane, që nga mesi i shtatorit.

Presidenti kolumbian Ivan Duque tha për “Neë York Times” se vendi po heton raportet. Ai shtoi se SHBA po udhëheq hetimin.

Amerikanët të cilët janë goditur nga sindroma Havana kanë përshkruar një tingull të fortë dhe të dhimbshëm në veshët e tyre. Disa nga 200 të prekurit kanë pasur marramendje dhe lodhje për muaj të tërë.

Më shumë se gjysma e atyre që u prekën ishin punonjës të CIA -s, sipas Times.

Të premten, raportet për sindromën Havana dolën në ambasadën amerikane në Berlin. Presidenti Joe Biden lëshoi një deklaratë duke u zotuar se do të gjejë “kauzën dhe kush është përgjegjës”.

Në gusht, nënkryetarja Kamala Harris shtyu udhëtimin për në Vietnam pasi dy zyrtarë amerikanë u izoluan pasi u sëmurën./albeu.com