Aktorja Monica
Bellucci, e cila është në prag të 50 vjetorit të saj, gjatë një interviste të dhënë për një prej të përditshmeve italiane, është shprehur se
bukuria e një
femre qëndron tek vënia në punë e inteligjencës së saj. Nëse kjo e fundit kthehet në qëllim në vetvete, atëherë është arma më e mirë e çdo
femre.
Bellucci, ka nënvizuar se kujdesi i femrave për veten nuk duhet të lihet asnjëherë pas dore, pavarësisht moshës që ka. Ajo është shprehur se nuk e ndjen veten si një ikonë të bukurisë dhe se tek vetja çmon dëshirën për të luftuar dhe për të përmirësuar veten gjithnjë e më shumë. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2014,
ora 19:01