Banderas ndahet pas 18 vitesh martesë me Griffith
Pas 18 vitesh martesë, çifti i famshëm i aktorëve Melanie Griffith dhe Antonio Banderas, kanë vendosur të ndahen.

Ndonëse ndarja do të jetë miqësore, sipas mediave, ata do të ndajnë edhe pasurinë. Ata kanë një pasuri të madhe, duke u ndalur në Spanjë dhe në SHBA.

Së bashku kanë një vajzë 17-vjeçare, ndërsa aktorja ka edhe një vajzë 23-vjeçare me Don Johnson dhe një djalë 27 vjeç, me Steven Bauer. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2014, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori