2 vdekje dhe 42 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjithashtu janë regjistruar 42 raste pozitive, nga 3.472 testime.

Sot janë shëruar 409 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.600.

Në total numri i rasteve në Kosovë aktive është 2.559./albeu.com


Shtuar 1.10.2021 15:09