Aniston: Nuk kam në plan që të injektoj asgjë në fytyrën time (FOTO LAJM)

Pëlqej
Aktorja Jennifer Aniston është shprehur se është kundër operacioneve plastike. Ajo ka thënë më tej se nuk ka ndërmënd të kryejë ndonjë ndërhyrje në fytyrën e saj, ndërsa ka mësuar shumë nga koleget.

Ndonëse presioni është shumë i madh për të qëndruar gjithmonë e re dhe në treg, për të kjo është e tepërt. 45 vjeçarja konsiderohet si një ndër femrat më seksi në Hollivud. Aktorja e njohur thotë se në Hollivud ka shumë presion për ndërhyrje estetike.

“Kam qenë dëshmitare e asaj se çfarë janë në gjendje femrat të bëjnë në mënyrë që të mbesin gjithmonë të reja. Kam mundur të mësoj nga gabimet e tyre, sepse unë nuk e kam në plan që të injektoj asgjë në fytyrën time”, ka thënë më tej aktorja, e cila shquhet për linjat e saj. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori