"Anglia në flakë", një "selfie" në vendin dhe kohën e gabuar
Pëlqej
Një "selfie" e cila është shpërndarë në rrjetet sociale, ka marrë një dozë të madhe kritike. Vajza që e ka realizuar është ndodhur në vendin dhe kohën e gabuar, pasi pranë saj kishte shpërthyer një zjarr.

Flakët e zjarrit po përhapeshin me shpejtësi, e ndërsa vajza në fjalë kishte marrë një pozë dhe në dorë mbante një shishe alkool. Vajza ka dalë duke qeshur, ndërsa një zjarr i madh shpërtheu në skelën historike në Eastbourne në Angli.

Ajo është fotografuar duke buzëqeshur, ndërsa vendasit nga fotoja duken të tmerruar. Flaka nisi dje pasdite dhe ekipet e zjarrit, janë ende duke shuar disa pika të nxehta. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori